Humb jetën në moshë të re futbollisti i ekipeve zinxhir të Skënderbeut, Dorian Tahirllari.
Ai nuk arriti të mposhte sëmundjen e rëndë me të cilën ishte prekur.
Futbollisti para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin.
Megjithatë, pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje.
Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij.