Ka vdekur në moshën 33-vjeçare, Sergei Karimov, ish-kampioni i Bundesligës me Wolfsburgun në sezonin 2008-2009.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi gjerman, që në një postim më rrjetet sociale shkruan se mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Karimov lindi në 21 dhjetor 1986 në Saran (Kazakistan), por u rrit si futbollist tek Wolfsburgu.
Ai iu bashkua klubit gjerman në moshën 14-vjeçare dhe kaloi nëpër ekipet e të rinjve derisa luajti edhe me ekipin e parë.
Ishte pjesë e “ujqërve”, duke përfshirë edhe përvojën me akademinë, për 11 vjet.
Në vitin 2009 festoi kampionatin e parë dhe të vetmin me Wolfsburgun nën drejtimin e trajnerit Felix Magath.