Real Madrid është në zi, pasi ka njoftuar për vdekjen e legjendës së klubit Goyo Benito.
Mbrojtësi legjendar, i cili ishte 73 vjeç, përfaqësoi klubin mes viteve 1969 dhe 1982, duke bërë 420 paraqitje.
Gregorio Benito Rubio lindi në Puente del Arzobispo (Toledo) më 21 tetor 1946, dhe me 16 vjeç u bashkua me akademinë e Real Madridit.
I zhvilluar fizikisht që në moshë të re, mustaqet e tij do të shndërroheshin në trend në atë kohë, kur ai me klubin fitoi gjashtë tituj të kampionit dhe pesë trofe të Kupës së Mbretit.
Duelet e tij me kundërshtarët ende kujtohen nga ata që e panë të luante.