Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në Kretë të Greqisë.
Një automjet që drejtohej nga një person me origjinë shqiptare u përplas me një makinë të një fabrike vaji dhe më pas doli nga rruga.
Si pasojë humbën jetën një police 38-vjeçare dhe vajza e saj dy vjeçare.
Ato kishin qenë për vizitë te babai i 38-vjeçares, ndërkohë që ngjarja ndodhi shumë pranë shtëpisë së këtij të fundit.
Në makinën ku udhëtonin dy viktimat ishte edhe një tjetër pasagjer me origjinë aziatike.
Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e frikshme nga aksidenti tragjik i pasdites e djeshme.