Një zyrtar nga partia e lideres së Birmanisë, Aung San Suu Kyi, ka vdekur në paraburgim, pasi ishte arrestuar nga forcat e sigurisë në qytetin më të madh, Yangon.
Sot trupi i U Khin Maung Latt i është dorëzuar familjes, të cilës i ishte thënë se ka vdekur pasi i ka rënë të fikët.
Në foto shihet një leckë me gjak rreth kokës së 58-vjeçarit.
Aktivistët thonë se ai është rrahur nga forcat policore dhe ushtarake derisa ishte në paraburgim, ndërsa ishte marrë edhe në pyetje.
Protestat në Birmani po vazhdojnë që nga grusht-shteti ushtarak muajin e kaluar, kur u arrestua liderja Aung Kyi.
Sipas Kombeve të Bashkuara më tepër se 50 persona janë vrarë që kur ushtria ka marrë pushtetin, duke e arrestuar lideren e zgjedhur.
Autoritetet kanë thënë se i është bërë autopsia 19-vjeçarës Kyal Sin, dhe ka thënë se ajo nuk është vrarë nga Policia pasi është qëlluar nga prapa shpinës.
Fotot nga protesta tregojnë se asaj i ishte kthyer koka nga Policia.
Në një zhvillim tjetër, liderët ushtarakë në Birmani i kanë kërkuar Indisë fqinje që të kthejë disa zyrtarë policorë që kanë kaluar kufirin duke kërkuar strehim në Indi pasi kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat.