Vdes në QKUK 80 vjeçari që u godit nga vetura në Vragoli

| 01 Tet 2022 | 15:05 | Nga

80-vjeçari i cili u aksidentua në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli ka vdekur në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, ka thënë ai./

Të ngjashme