Policia ka njoftuar se dje ka vdekur një burrë që ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti ishte i lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas Policisë aksidenti kishte ndodhur më 12 nëntor në Lipjan.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.