Vdes në QKUK ferizajasi që ishte lënduar në vend të punës

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se ka vdekur në QKUK, burri nga Ferizaj i cili ishte duke u trajtuar pas lëndimit në vendin e punës, më 16 mars.

Policia në raportin 24-orësh e ka cilësuar rastin si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.

Të ngjashme