Një person nga fshati Terrnovicë e Epërme në Podujevë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i njëjti u lëndua sa ishte duke prerë dru në mal.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.