Ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë më 3 maj në Pejë në rrugën “Perandori Justinian”.
Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 09:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja se ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë. Ngjarja kishte ndodhur më 3 maj rreth orës 17:10. Ai ishte dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda dhe sot pas një jave ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në IML. Rasti po hetohet”.