Një person që ishte duke u shëruar në QKUK, e që ishte lënduar në një aksident trafiku në Bardhosh ka vdekur. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton EkonomiaOnline.
“Lidhur me rastin me 12.06.2019 viktima mashkull K-Shqiptar që ishte për tretman në QKUK, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.