Vdes në QKUK personi që u aksidentua në Prishtinë

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, raporton Ekonomia Online.

Sipas Policisë, i ndjeri u aksidentua më 5 nëntor në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit – Henri Dunan” në Prishtinë.

“Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë dërgohet në IML  për obduksion”, thotë policia përmes raportit 24 orësh.

Të ngjashme