Një 48-vjeçar nga Mitrovica e Veriut ka vdekur, duke e çuar në 2 numrin e viktimave nga Covid-19 në Kosovë.
Viktima, kosovar i përkatësisë serbe në Nish të Serbisë, ku ishte transferuar ditën e diel.
Ai është mashkull i lindur më 1973, nga një fshat afër Bruces.
Lajmi për vdekjen e këtij pacienti në ditën e tretë pas pranimit në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, u konfirmua nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.