Vdes nënkryetari i Komunës së Shkupit

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Shkupit, Enver Maliqi, ka vdekur mëngjesin e sotëm.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, njëherit zyrtar i lartë i BDI-së, Artan Grubi.

Lajm i trishtë që në mëngjes, Enver Maliqi, nënkryetar i Shkupit, bamirës, shok i të gjithëve, paska ndërruar jetë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për miqtë e tij të shumtë. Do të mbahet mend emri dhe vepra e tij, e mungesa e tij do të ndihet shumë nga të gjithë ne. Pusho i qetë Xhaxh”, ka shkruar Grubi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme