Vdes nga Coronavirusi 69 vjeçarja shqiptare në Itali

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Një grua shqiptare nga Durrësi e cila jetonte në Itali ka humbur jetën si pasojë e Coronavirusit.

69-vjeçarja Shpresa R, humbi jetën ne spitalin e qytetit të Lodit, në afërsi të Milanos ku dhe jetonte.

Sipas familjarëve edhe bashkëshorti i saj ndodhet ne gjendje jo të mirë shëndetësore.

Familja nga Durrësi kishte emigruar në Itali në vitin 2000.

Numri i viktimave deri më tani në Itali si pasojë e Koronavirusit është 19 mijë e 899, akoma nuk është publikuar raporti i 24 orëve të fundit, nuk dihet se sa shqiptarë kanë ndërruar jetë pasi nuk ka një raport të mirëfilltë, raporton Top-Channel.

Të ngjashme