Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar Ndue Totri, i cili ka qenë pjesëmarrës në punimet e Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 1991-1992.
Totri me profesion inxhinier nuk mundi dot ta mposhte Covidin dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ish-deputeti ka qenë me origjinë nga fshati Malaj i Mirditës dhe ishte një person mjaft i dashur nga bashkëqytetarët e tij për shkak të thjeshtësisë dhe mirësisë që rezatonte.