Vdes nga Coronavirusi legjenda që krijoi “I love Rock ‘N’ Roll”

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi ka ‘mbërthyer’ botën, edhe rokeri i famshëm Alan Merrill ka vdekur pasi u infektua me këtë virus. Tekstshkruesi i “I Love Rock ‘N’ Roll” ishte i shëndetshëm dhe performoi në koncerte disa javë më parë. Lajmi i ndarjes nga jeta të 69-vjeçarit u dha nga vajza e tij Laura.

“Ai mendoi se ishte thjesht ftohje. Ju mendoni se nuk do ju ndodhi ju apo familjes suaj të fortë. Qëndro në shtëpi, nëse jo për veten për të tjerët. Për babain tim. Kjo gjë është e vërtetë.”- u bëri apel ajo fansave të mos e neglizhojnë.

I Love Rock ‘N’ Roll u bë hit në të gjithë botën në vitin 1982 dhe është bërë cover nga artistë duke filluar nga Britney Spears e deri tek Weird Al Yankovic. Koronavirusi gjithashtu i mori jetën këngëtarit të famshëm të muzikës country Joe Diffie, ndërsa legjenda John Prine është në gjendje kritike për jetën me simptona të COVID-19.

Numri i të vdekurve në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit i ka tejkaluar 34,000, ndërsa të infektuarve me koronavirusin COVID-19 janë 723 328. Këto jnë shifrat e fundit të raportuara nga Universiteti amerikan John Hopkins. Deri tani shënohen 151 991 të shëruar. SHBA tashme ia ka kaluar dhe Italise sa i takon numrit te te infektuarve ndërsa shënon 2400 te vdekur.

Të ngjashme