Vdes nga Coronavirusi një person nga Podujeva

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

UD.i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka shprehur ngushëllim për humbjen e mikut të tij në betejën me Covid 19.

“Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë” shkruan Rudari.

Rudari ka bërë thirrje të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtjen nga Covid 19.

Postimi i plotë:

U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.

Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistences ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe.

Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.

Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahubdhe bashkëndjej me ta.

Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!

I përjetshëm kujtimi për Ajferin

Edhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve!

https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/312347216808645
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme