Bakir Kelmendi, Prodekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, është viktima e fundit nga Coronavirusi në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i AAK’së, Ali Berisha, i cili ka njoftuar se me dhimbje mësoi për vdekjen e mikut të tij.
“Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën! Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP ‘Haxhi Zeka’, prof.Dr. Bakir Kelmendit! Të ndjerin, do ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta! Me këtë rast, shpreh Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP ‘Haxhi Zeka’ dhe të gjithë qytetarët! Të dashur qytetarë, Covid 19, po merr jetë, andaj sërish ju ftojë që të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së në raport me masat preventuese ndaj Covd 19!”, ka shkruar Berisha.
Ndërsa deri me tani në orën 15:00 sipas KSHKP’së, në Kosovë kanë vdekur 169 pacientë nga koronavirusi.