Safet Idrizi, specialist i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe ish-drejtor i shëndetësisë në këtë komunë ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar me anë të një postimi në Facebook, drejtori aktual i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.
Ai ka vlerësuar lartë kontributin e Idrizit, duke thënë se i njëjti ofroi konstruktivitet dhe shembull të një profesionisti të vërtetë në shërbimet shëndetësore.
Postimi i plotë:
Humbje e rëndë!
Pak ditë pas humbjes së zyrtarit Emin Ibishi, komuna jonë sot humbi edhe një profesionist mjekësor të urtë e korrekt, ish drejtorin e shëndetësisë, përgjegjësin aktual të shëndetit publik në QKMF, Dr.spec.Safet Idrizi!
I prekur në shpirt nga kjo humbje e papritur shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, miqët, kolegët dhe qytetin.
Në tre vite mandat Dr. Safeti ofroj konstruktivitetin shembull të një profesionisti për ti përmisuar shërbimet shëndetësore, që pa dyshim se janë vlera që nuk harrohen!
Prehu në paqe Dr. Safet, u shpaguft tek Zoti shërbimi e kontributi juaj!.