Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare producenti televiziv dhe shkrimtari Steven Bochco. Fituesi 10 herë i Çmimeve Emmy iu dorëzua leukemisë të dielën.
Bochco ishte diagnostikuar me një formë të rrallë leukemie disa vite më parë. Në vitin 2014 iu nënshtrua një transplanti të palcës kockore që i zgjati për disa vite jetën.
Steven, producenti i dramave të njohura si Hill Street Blues, LA Law, dhe NYPD Blue, vdiq ndërsa flinte gjumë.
“Steven luftoi me kancerin me forcë, guxim, elegancë dhe ndjenjën e tij të paharrueshme të humorit. Ai vdiq paqësisht ndërsa po flinte gjumë me familjen afër tij.”
Filmat më të mëdhenj të tij janë realizuar në vitin 1980 si Doogie Howser, M.D. më Neil Patrick Harris si edhe drama e TNT, Murder in the First.
Bochco konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe producentët më të suksesshëm të dramave televizive në dekadat e fundit.
Bochco u martua tri herë. Ai ka dy fëmijë nga martesa e parë me aktoren Barbara Bosson.