Vdes nga sulmi në zemër babai i futbollistit të ndjerë Emiliano Sala

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Babai i Emiliano Sala ka vdekur për shkak të një sulmi në zemër, vetëm tre muaj pasi djali i tij vdiq shkaku i rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte.

Horacio Sala ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Pregresso të Argjentinës këtë mëngjes, në moshën 58-vjeçare.
Vdekja e tij vjen vetëm tre muaj pasi djali i tij 28-vjeçar Emiliano Sala vdiq pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte nga Nantesi në Cardiff. Që nga atëherë, babai i Salas nuk ka mundur ta kalojë dhimbjen për djalin e tij.

“Ai kurrë nuk arriti ta kalojë dhimbjen që e ndiente nga vdekja e Emit”, ka thënë Julio Muller, politikan në Pregresso.

Horacio Sala e kishte zbuluar përmes mediave se djali i tij ishte zhdukur, bashkë me aeroplanin me të cilin po udhëtonte. Vdekja e futbollistit u konfirmua dy ditë më vonë.

Duke folur në fillim të shkurtit, ai kishte thënë:

“Nuk mund ta besoj. Është një ëndërr, një ëndërr e keqe. Jam i dëshpëruar. Ai ishte një djalosh që gjithmonë luftonte për t’i arritur ato që i kishte”.

Vdekja e Horacios e thellon pikëllimin në familjen Sala.

Sulmuesi Emiliano Sala ishte duke udhëtuar në Cardiff në janar, pasi transferua në Cardiff City nga Nantesi.

Aeroplani Piper Malibu, i drejtuar nga piloti David Ibbotson ishte rrëzuar mbi Kanalin Anglez.

Të ngjashme