Vdes nipi i Ramush Haradinajt

| 10 Sht 2023 | 13:41 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.

Ish-kryeministri Haradinaj tregoi në një postim në Facebook se Ahmetxhekaj u përball me një sëmundje të rëndë.

Teksa i shprehu ngushëllime familjes Ahmetxhekaj, Haradinaj tha se është i pikëlluar për vdekjen e nipit të tij.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë. Ngushëllime familjes Ahmetxhekaj dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Mustafë!”, shkroi Haradinaj.

Të ngjashme