Një person ka humbur jetën sot në Leposaviq si pasojë e një aksidenti me traktor.
Lajmin e ka konfirmuar Petrit Fejza nga Policia e Kosovës në rajonin verior, duke bërë të ditur se viktima ishte duke tërhequr një lis kur ndodhi aksidenti.
Mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar familjarëve.
“Rreth orës 10:00 jemi informuar prej qendrës së mjekësisë familjare të Leposaviqit që një person është lënduar, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku në vendin e ngjarjes. Ai ka qenë duke e tërhjek një lis me traktor, trupi i është dorëzu familjarëve’’, ka thënë Fejza