Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një 17 vjeçar në veri pas aksidentit me traktor

Vdes një 17 vjeçar në veri pas aksidentit me traktor

Një person ka humbur jetën sot në Leposaviq si pasojë e një aksidenti me traktor. Lajmin e ka konfirmuar Petrit Fejza nga Policia e Kosovës në rajonin verior, duke bërë të ditur se viktima ishte duke tërhequr një lis kur ndodhi aksidenti. Mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është […]

Një person ka humbur jetën sot në Leposaviq si pasojë e një aksidenti me traktor.

Lajmin e ka konfirmuar Petrit Fejza nga Policia e Kosovës në rajonin verior, duke bërë të ditur se viktima ishte duke tërhequr një lis kur ndodhi aksidenti.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dorëzuar familjarëve.

“Rreth orës 10:00 jemi informuar prej qendrës së mjekësisë familjare të Leposaviqit që një person është lënduar, konstatimin e vdekjes e ka bërë mjeku në vendin e ngjarjes. Ai ka qenë duke e tërhjek një lis me traktor, trupi i është dorëzu familjarëve’’, ka thënë Fejza

Të ngjashme