Stacioni policor në Graçanicë ka nisur një rast “Hetim mbi vdekjen”.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se viktimë është një femër e moshës 34-vjeçare.
Ajo tha për Klankosova.tv se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti .