Vdes një 37 vjeçar nga Coronavirusi në Kosovë

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

 Persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, raporton Gazeta Express.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 37 vjeçar nga Peja.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 488 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 270 persona.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.


Të ngjashme