Vdes një 50-vjeçar në vendin e punës

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Ndërrimi i shtyllave elektrike ka qenë fatal për një punëtor në komunën e Malishevës. Punëtori i një kompanie private që ishte kontraktuar nga KEDS-i për t’i ndërruar shtyllat elektrike në fshatin Banjë, ka vdekur pasi gjatë largimit të shtyllave të vjetra njëra nga to i ka rënë në kokë.

“Po rasti ka ndodhur dje pas orës 16.00 në fshatin Banjë të Malishevës, kjo ka ndodhur derisa i ka monitoruar shtyllat e reja duke i zhvendosur shtyllat e drunit ato të vjetrat. me kamion duke e hjekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shkuar mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin. Personi në fjalë besohet të ketë qenë rreth moshës 50 vjeç”, ka thënë komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha për Indeksonline.

Ai ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend, dhe në shtëpinë e shëndetit është dërguar pa shenja jete.

Vdekjet në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti kanë arritur në 18.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme