Një 59 vjeçar me inicialet B.D., ka vdekur sot në Obiliq, ndërkohë që është sjellur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare.
Vdekjen e personit për Klankosova.tv e ka konfirmuar policia.
“Rreth orës 10:30, nga QKUK kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë në Obiliq, është dërguar për trajtim mjekësor dhe i njëjti pak minuta më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen”.