Vdes një 6 vjeçar në Malishevë, mori veturën e babait dhe u aksidentua

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vet aksidenti në fshatin Lubizhdë të Malishevës. 6 vjeçari ka ndërruar jetë sot në orët e hershme në QKUK.

Ngjarja tragjike ka ndodhur kur fëmija 6 vjeçar, i vetëm kishte hipur në veturën e familjes e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ai e kishte vënë veturën në lëvizje, por nuk e kishte ndezur, raporton reporteri.net.

Kur automjeti kishte filluar të lëvizë, nga frika ai kishte kërcyer dhe kishe marrë lëndime për çka edhe është trajtuar në QKMF në Malishevë ku ka marrë ndihmën e parë.

Por mjekët në Malishevë konstatuan se plagët ishin shumë të rënda dhe e udhëzuan për në QKUK ku edhe vdiq.

Të ngjashme