Një 62 vjeçar në Shqipëri ka vdekur nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 44.
Këtë e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që gjithashtu ka bërë të ditur se janë regjistruar plus 71 raste duke e çuar numrin e të infektuarve në 1962
“Në 24 orët e fundit raportohet se një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv”, thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë, Kukës.
Kurse statistikat në total janë:
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784
Vdekje 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1