Një 74 vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në në rrugën Malishevë-Arllat, në fshatin Terpezë të Malishevës.
Këtë për klankosova.tv. e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Policia rreth orës 07:14 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, në fshatin Terpezë. Në aksident janë përfshirë dy vetura”.
“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësi policore të trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe emergjenca mjekësore. Mjeku në vendngjarje e ka konstatuar vdekjen e një personi rreth 74 vjeçar dhe dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.