Vdes një burrë derisa po dërgohej në emergjencë

| 01 Dhj 2024 | 10:00 | Nga

Një burrë ka humbur jetën dje gjatë transportimit për në spitalin e emergjencës në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimakishte vizituar spitalin për një kontroll mjekësor më 29 nëntor 2024, dhe ishte liruar pas trajtimit.

Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në ditën e nesërme, dhe gjatë transportit për në emergjencë, ai ka ndërruar jetë.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Të ngjashme