Vdes një burrë në Novobërdë, u rrëzua nga çatia ku po punonte

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një burrë ka vdekur dje në Novobërdë, pasi ishte rrëzuar nga çatia e një shtëpie.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë  dërgohet për obduksion në IML.

“Novobërdë 21.05.2024-10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë  dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme