Vdes një burrë në Prishtinë, bie nga një ndërtesë

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në lagjen “Prishtina e Re”, pasi ka rënë nga një lartësi brenda një objekti, në njërën prej hapësirave të ashensorëve në lagjen “Prishtina e Re”.


Viktima është e moshës 44-vjeçare dhe ka vdekur në spital, pasi nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në lagjen Prishtina e re në  Prishtinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe  ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës. Derisa ka qenë duke punuar ka rënë në hapësirat që lihen për lift. Objekt i pa përfunduar -në ndërtim e sipër”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovë Flora Ahmetaj.

Të ngjashme