Vdes një e mitur në QKUK, familjari e raporton rastin si të dyshimtë

| 15 Shk 2022 | 08:56 | Nga

Një burrë në Prishtinë e ka njoftuar Policinë e Kosovës, se mbesa e tij e mitur ka vdekur në QKUK, ku edhe po trajtohej që tre javë.

Sipas njoftimit të Policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore për hetim të rastit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme