Vdes një femër në QKUK, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Një femër ka vdekur sot rreht orës 20:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femer). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë ajo.

Sipas saj hetuesit policor kanë nisur një hetim.

“Aktualisht hetuesit policor, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka theksuar ajo.

Të ngjashme