Vdes një grua në Graçanicë, u rrah nga bashkëshorti

Prishtinë | 02 Gus 2024 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur një grua nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, pasi burri i saj e kishte rrahur dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, duke njoftuar se nga rrahja e rëndë, viktima kishte pësuar hemorragji në tru dhe nuk ishte e mundur operimi në atë gjendje.

“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.

Të ngjashme