Vdes një grua në Obiliq, Policia po e heton rastin

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Policia ka hapur rast për hetim të vdekjes, pasi një grua vdiq si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

“Obiliq, 09.08.2023 – 17:25. Raportohet se familjaret,  viktimën femër kosovare, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar  për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të ngjashme