Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:55 në Kliniken e Neurologjisë së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, R.S, viti i lindjes 1970.
Poashtu në njoftim thuhet se gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut, është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta.
“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë”, thuhet në njoftim.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.