Një i dënuar ka ndërruar jetë në Burgun e Dubravës.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.
Policia bën me dije se brenda në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.
Viktima ka qenë në vuajtje të dënimit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.