Ka vdekur minatori i minierës së Trepçës, Ruzhdi Musliu.I ndjeri Musliu ka qenë nga fshati Zasellë të Mitrovicës ndërsa, në minierën e Trepçës ka qenë duke punuar nga vitit 1982.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë vetë familjarët e tij.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi! Ndërron jetë burri i hallës Ruzhdi Musliu, varrimi i të ndjerit bëhet nesër me drekë në varrezat e Zasellës”, kanë shkruar familjarët e të ndjerit.