Afër lumit Klina në Skenderaj raportohet nga familjarët se një person ishte gjetur pa shenja jete, njofton policia.
Sipas policisë, familjarët e viktimës kishin treguar që prej dy ditësh i njëjti nuk ishte kthyer në shtëpi duke shtuar se po ashtu personi në fjalë ishte me aftësi të kufizuara.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se te lumi Klina, nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve viktima para dy dite kishte dalë nga shtëpia i cili kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur). Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton policia.