Vdes një person në aksident trafiku në Komoran

| 26 Kor 2020 | 18:38 | Nga

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Komoran rreth orës 15:40.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Policia ka njoftuar se mjekët në vend të ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e një personi. Ndërkohë njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

Të ngjashme