Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Papa Klimenti”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi tha se viktima nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve që i ka marrë nga ky aksident.
“Në aksident ishin të përfshira katër vetura. Dy në lëvizje dhe dy që ishin të parkuara. Ka pasur të lënduar, me ç’rast njëri nga ta nuk arrin të i’u bëj ballë plagëve. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e Spitalit Rajonal”.
Ai theksoi se policia ka arrestuar shkaktarin e aksidentit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori i shtetit. Është arrestuar shkaktari i aksidentit. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.