Vdes një person në Bjeshkët e Prevallës

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Një i moshuar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qendrën turistike të Prevallës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rastin.

“Po, rreth orës 7 të mëngjesit është raportuat se një person i moshës 70 vjeçare, që kishte dal në bjeshkët e Prevallës, papritmas ju ka përkeqësuar gjendja dhe ka mbetur pa vetëdije.

Njësitet e Policisë dhe Emergjenca kanë dal në vend të ngjarjes dhe kur kanë arritur është konstatuar vdekja. Ai kishte edhe më herët sëmundje”, u shpreh ai.

Të ngjashme