Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka vdekur një person që po vuante dënimin aty.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka ndërruar jetë në spitalin e burgut të Dubravës derisa ishte duke vuajtur dënimin, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin policor për ditën e djeshme.
Teksa policia po heton rastin, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.