Një person në Ferizaj ka vdekur dje pasi është goditur nga një veturë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka qenë duke e drejtuar biçikletën.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka vdekur.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.