Një person ka humbur jetën mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi është vetëaksidentuar me automjetin e tij, transmeton Ekonomia Online.
“Viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në një shtëpizë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.