Vdes një person në Mitrovicë të veriut, dyshohet se përdori sasi të tepërt të alkoolit

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se një person në Mitrovicë të Veriut ka mbetur pa shenja jete, pasi që dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme